Trajneri Armando Cungu lajmëroi menjëherë pas takimit në Korçë se do të kishte një analizë gjenerale pas humbjes, ku do të kishte dhe pjesëtarë të stafit drejtues për të kritikuar lojtarët për lojën e dobët të bërë ndaj Skënderbeut.
Drejtori teknik Zeka dhe administratori Gjyrezi kanë qenë pasditen e sotme përkrah Armando Cungut, ku kanë kritikuar lojtarët për humbjen dhe mbi të gjithë për lojën e dobët. Në fund lojtarët kanë pranuar problemet dhe fajin për këtë takim, duke treguar se do të kthehen shumë shpejt te rezultatet pozitive.