Dinamo mund të quhet një prej zhgënjimeve më të mëdha në Abissnet Superiore për sezonin 2021/22. Blutë e kryeqytetit nuk ja dolën të qëndronin mes më të mirëve, duke përfunduar në fund të renditjes së përgjithshme.
Dinamovitët nisën projekt sezonin e kaluar me synim ngjitjen në Superiore, të cilën e arritën. Asgjë nuk shkoi si mendohej më pas, pavarësisht investimeve të shumta.
Megjithatë te Dinamo nuk janë dorëzuar dhe nuk kanë në mend të ndalen. Synimi do jetë sërish vetëm ngjitja në ligën e më të mirëve dhe fitimi i kupës që trajneri aktual Vanoli e ka përmendur.
Në drejtimin e klubit Presidentit Adrian Bardhi do t’i bashkohet aksioneri i ri Kristian Gjidodaj. Ndërsa më pas do shihet nga infrastruktura që të krijohet stabilitet dhe lojtarët të cilët do realizojnë objektivin Superiore.