Humbja e rëndë me Kukësin e ka ftohur akoma më tepër klimën brenda kampit të Tiranës. Pas deklaratës në fund të takimit të trajneri Ze Maria filloi të kuptohej se brenda skuadrës mosmarrëveshjet po nxjerrin kokën. Në pikëpyetja po vihet efektiviteti i blerjeve të kryera në merkaton verore si dhe menaxhimi i skuadrës gjatë këtyre javëve. Një fakt është se gjatë gjithë sezonit Ze Maria e ka ndryshuar gjithmonë formacionin për çdo sfidë dhe kjo ka sjellë zhbalancim në lojën e ekipit duke humbur qëndrueshmërinë nga java në javë. Pakënaqësitë janë shtuar dhe brenda ekipit pasi braziliani po tregohet më tolerant ndaj të huajve sesa ndaj shqiptarëve. Tirana është e paqartë dhe në fushë ku ka dhënë shumë pak për të pretenduar se është një ekip pretendent për pozicione të larta në tabelë qoftë dhe për titull. Pas tre javëve, bardheblutë janë rreshtuar me Luftëtarin në fundin e tabelës me Luftëtarin pasi kanë marrë vetëm një pikë në tre takime, ndryshe nga gjirokastritët që nuk kanë marrë asnjë
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.