Një humbje që djeg shumë. Kështu mund të quhet pa frikë, disfata e Murinjos ndaj Guardiolës, të takimin Mançester Junajtid-Mançester Siti 1-2.
Pas ndeshjes, trajneri portugez, edhe pse ka qenë shumë i zhgënjyer me të tijtë nuk ka dashur të gjejë fajtorin te ndonjë prej lojtarëve të tij, por te vetja. “I kujt është faji? Është faji im. Futbolli ështtë i tillë, ndonjëherë futbollistët të bëjnë surpriza të këndshme, ndonjëherë ndodh edhe e kundërta”, deklaroi Murinjo pas humbjes në “Old Trafold”.