Luftëtari po sheh ditët më të errëta të krijimit të tij. Borxhet rrezikojnë të shkrijnë klubin gjirokastrit, që jo më larg se dy sezone më parë, arrinte të befasonte duke arritur edhe Kupat e Europës në kampionatin shqiptar. Një nga lojtarët që ka kontribuar për bluzinjtë është Vangjel Zguro që prej kohësh luan në Amerikë.
Për situatën e vështirë në të cilën gjendet Luftëtari, mëngjërashi bën thirrje për të shpëtuar gjirokastritët. Përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan: “Zgjohu Shqiponjë, si ish-lojtar i Luftëtarit, në këto momente të vështira që po kalon, e ndiej ta bëj këtë mesazh mbështetës për Luftëtarin e madh. Mos e shkatërroni futbollin gjirokastrit se i ka dhënë shumë Shqipërisë. Respekt nga ish-lojtari juaj, Vangjel Zguro”.