Sidrit Guri, “zgjohet” më në fund dhe ka shënuar në ndeshjen e sotme që ekipi i tij Oostende, luajti kundër Mouscron. Lojtari kuqezi, shënoi në minutën e 81-të, të takimit, duke e çuar ndeshjen në kohën shtesë.
Guri kishte që nga 26 shtatori i këtij viti që nuk shënonte, teksa minutat e aktivizimit kanë qenë sporadike. Me këtë gol, shpresat janë që ai të gjejë rrugën e drejtë, në ngjitjen e karrierës.