Superliga e Kosovës ka marrë pushimet dimërore, ndërsa në Dardani janë duke bërë bilancin e gjysmës së sezonit. Mediumet e ndryshme kanë shpallur listën e lojtarëve më të mirë, si dhe të dështimeve të këtyre muajve.
Gazeta Olle ka guxuar të bëjë edhe formacionin e lojtarëve që zhgënjyen këto javë, teksa pesë futbollistë janë prurje të verës nga Shqipëria, mes tyre edhe Sabien Lilaj që kishte disa oferta.
Gentian Muça dhe Bajram Jashanica në mbrojtje, Çyrbja dhe Lilaj në mesfushë dhe Greca në sulm, nuk kanë dhënë aq sa pritej me skuadrat respektive, duke u listuar mes dështimeve të gjysmës së sezonit.
Formacioni: