Partizani do udhëtojë drejt “Elbasan Arena” në përballje me Kukësin për javën e 20 të Superligës. Sfida e sotme me verilindorët zhvillohet në orën 16:00, ndërsa trajneri Ilir Daja ka zgjedhje luksi te “Demat”. Faza ofensive e Partizanit është plot me yje, teksa në formë duket dhe Ferhan Hasani.
Në balotazh për një vend është Çinari me Asanin, me shkupjanin që duket se do e nisë nga minuta e parë ndeshjen. Mala pritet në mbrojtje nga krahu i djathtë, ndërsa Hakaj nga e majta. Mbrojtja me dy përbëhet nga Belica dhe Bitri. Mesi i fushës pritet t’i besohet Murataj, Bardhit dhe Brojës, ndërsa në mbështetje të Junior do vendosen Asani e Melo.
Formacioni i mundshëm:
Partizani: Hoxha, Mala, Belica, Bitri, Hakaj, Broja, Murataj, Bardhi, Melo, Asani, Junior