Dortmundi shiti Jadon Sanchon te Manchester United. Gjigandët e Bundesligës janë në kërkim të një zëvëndësuesi. Sipas medieve, drejtuesit e verdhezinjve kanë piketuar Donyell Malen të PSV. Sulmuesi 22 vjeçar i lindur në Wieringen shihet si profili ideal, me kontaktet që mund të fillojnë shpejt.
Sulmuesi i Hollandës ka luajtur për skuadra si Ajax Youth, Ajax U17, Arsenal U23 apo edhe Arsenal U18. Kalimi i Malen në Bundesligën gjermane do të ishte i mirëpritur për vetë futbollistin, me merkaton që ka hyrë në një fazë të nxehtë.