Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pak minuta më parë dha një intervistë për emisionin “Ora Skaner” që drejtohet nga moderatori Gerti Çarçani në “Ora News”.
Sipas Veliajt, borxhet e shumta të klubit të Tiranës janë të akumuluara nga koha kur bashkia e kryeqytetit drejtohej nga Lulëzim Basha.
Por, përmes një komunikimi në profilin e saj në Facebook, zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa ka deklaruar se borxhet e klubit të Tiranës ishin të akumuluara që nga koha kur klubi bardheblu drejtohej nga sistemi me donatorë dhe kur shefi i klubit në atë kohë kishte firmosur kontrata, e krijuar një mal me borxhe prej 1,5 mln Euro.
Në këtë deklaratë për shtyp, Ina Zhupa shkruan se në kohën kur bashkia e Tiranës që drejtohej nga Basha kishte kryesinë e klubit bardheblu, ekipi fitoi 3 trofe dhe tashmë është Veliaj ai që duhet të japë detyrimet ndaj klubit bardheblu si aksionere që është bashkia me 34% të aksioneve.