Tirana ka mundur dje të marrë tre pikë të arta pas fitores 3-2 që regjistroi ndaj Kastriotit në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë të kampioantit. Edhe pse u mendua që Kastrioti do të ishte një sfidant i lehtë për bardheblutë, 90-të minutat e luajtura në fushën e blertë treguan të kundërtën.
Një detaj i veçantë që iu ka bërë përshtypje të gjithë ka patur të bëjë me ndyshimet apo disa veprime që trajneri Ze Maria ka nisur të bëjë pas takimit që zhvilloi tre ditë më parë me presidentin e klubit, Refik Halilin.
Braziliani ndryshe nga herët e tjera, dje ka takuar skuadrën në dhomat e zhveshjes. Si duket, tekniku ka menduar të përdorë një tjetër strategji për të ndryshuar klimën e krijuar në kampin bardheblu, kjo menjëherë pas takimit të zhvilluar pak ditë më parë ku u diskutua për vazhdimësinë e këtij të fundit në krye të Tiranës.