Enea Koliçi është kthyer në personazhin e momentit jo vetëm në futbollin shqiptar, por edhe përtej kufijve të vendit tonë.
Paraqitja mbresëlënëse e portierit të Kukësit në ndeshjen e djeshme kundër Sherif Tiraspolit në Moldavi ka bërë që shumë media të flasin me superlativa për ‘gardianin’ nga Pogradeci.
Në takimin e vlefshëm për raundin e dytë të Champions League kundër Sherif Tiraspol, Koliçi u mposht vetëm nga një 11-metërsh, ndërsa kampionët e Superligës mbeten në lojë për kualifikimin pikërisht falë portierit.
Pas humbjes 0-1, Kukësi do të tentojë përmbysjen në sfidën e kthimit.
Ndërkohë që zbuluesit e futbollistëve që ishin dje të pranishëm në ndeshjen Sherif Tiraspol-Kukësi kanë sugjeruar Enea Koliçin ekipeve franceze të Angers dhe Amiens.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.