Ardjan Takaj duket se nuk do t’i harroje lehtë futbollistët e larguar nga Skënderbeu. Presidenti i skuadrës korçare ka postuar në llogarinë e tij në facebook, një foto të ekipit kur ata luanin në ndeshjet e Europa League. Numri një i Skënderbeut shkruan me nostalgji për pesë nga lojtarët në këtë fotografi, teksa tregon që ata janë transferuar nëpër kampionate të tjera Europiane dhe me këtë fakt Takaj krenohet.
5 Lojtarë të këtij ekipi luajnë në kampionate shumë të fortë të Europës! Rusi, Rumani, Çeki, Portugali, Azerbaxhan. Suksese! Ky është Skënderbeu”, shkruan Takaj në facebook-un e tij.
Bëhet fjalë për Kristi Vangjelin, i cili tashmë luan me Astrën në Rumani, për Berishën e Anzhit që po shkëlqen në Rusi, për mesfushorin Gerhard Progni që ka nisur një aventurë në Azerbajxhan me skuadrën e Zira, për sulmuesin e talentuar Olayinka që luan në Çeki dhe për Eskueridinha në Portugali që luan për ngjyrat e Maritimos.