Partizani ka zhvilluar gjatë ditës së djeshme, përgatitjet e fundit para sfidës me Kukësin.
Gjatë stërvitjes, trajneri Iuliuano ka krijuar dhe idenë se kë do të hedhë në fushën e lojës sot.
Kështu Adorjan është rikuperuar dhe pritet që të jetë në fushë që nga minuta e parë, ndërsa në sulm, italiani e ka zgjidhur dilemën dhe pritet të aktivizojë, Edgar Çanin, në vend të Sukajt.
Formacioni i mundshëm:|
Hoxha
Ibrahimi Atanda Krasniqi Kotobelli
Batha La Kamera
Adorjan
Trashi Çani Progni
Ndeshja midis Partizanit dhe Kukësit do të zhvillohet sot në orën 19:00, në ”Selman Stërmasi”.