Skuadra e Kukësit zhvilloi ditën e djeshme seancën e fundit stërvitore, para sfidës me Partizanin.
Gjatë kësaj seance trajneri Milinkoviç, insistoi që skuadra të ushtroi presion te kundërshtari dhe vuri në provë disa taktika të reja.
Pas stërvitjes serbi krijoi një ide se kë do të herdhë në fushë ditën e sotme, kundër Partizanit. Kështu, pas kritikave të shumta ndaj tij, trajneri pritet që të rrezikojë gjithçka sot dhe të hedhë në sulm një formacion tërësisht sulmues.
Pritet që të ngelet jashtë Shtubina e Zeqiri dhe në vend të tyre të luajnë Krkotiç dhe Guri, ndërsa në sulm do të jetë Alijev që nga minuta e parë, bashkë me Bakajn.
Formacioni i mundshëm:
Koliçi
Hallaçi Shameti Alla Imami
Guri Krkotiç Musolli Kale
Bakaj Aliejev
Ndeshja midis Partizanit dhe Kukësit do të zhvillohet ditën e sotme, në orën 19:00, në stadiumin “Selman Stërmasi”.