Antuan Griezmann do të jetë një lojtar i Barcelonës. Sulmuesi francez deklaroi largimin nga Atletiko Madrid dhe shumë shpejt do të bëhet zyrtare skuadra e tij e re. Palët kanë arritur marrëveshjen dhe për kartonin e tij do të paguhe 120 milionë euro.
Siç raporton “L_Equipe”, Barcelona do të prezantojë lojtarin javën e ardhshme. Blaugranët e kërkuan edhe sezonin e kaluar Griezmman, por ky i fundit vendosi të qendronte në Madrid, ndërsa këtë sezon vetë lojtari ndryshojë mendje. Së bashku me francezin, Barcelona po përgatit dhe goditjen Neymar.