Renato Malota mund të jetë një lojtar i Tiranës. Shtatlarti i qendrës së mbrojtjes është një dëshirë e bardhebluve dhe shumë shpejt mund të vihet nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja. Burime për newsport.al bëjnë me dije që sot paradite presidenti i Tiranës, Refik Halili dhe futbollisti Malota do të kenë një takim me tyre, ku pritet të vendoset për të ardhmen e qendërmbrojtësit nëse do të jetë ose jo pjesë e kryeqytetasve për sezonin e ri.
Por 24-herë kampionët e Shqipërisë duhet të mundin edhe konkurrencën e Partizanit, pasi dhe këta të fundit e dëshirojnë lojtarin në radhët e tyre. Malota është një dëshirë e hershme e bardhebluve, por gjithmonë lezhjani i qëndroi besnik verilindorëve. Tashmë situata është ndryshe, pasi 27-vjeçari i ka dhënë fund aventurës së tij me Kukësin dhe është lojtar i lirë.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.