Vedat Muriqi është një nga sulmuesit më në zë në Turqi, I cili ka bërë një sezon të mirë deri tani me ekipin e Fenerbahces. 13 gola dhe 5 asist në 20 ndeshje janë statistikat e sulmuesit shtatlart, të cilat kanë bërë klubet big të Europës të interesohen më shumë.
Gjatë merkatos së janarit, emri i Muriqit u përfshijë në disa transferime dhe operacione për në fund asnjë nuk ndodhi. Media turke “Fotospor”, ka zbuluar së fundmi një nga prapaskenat e merkatos, mes Muriqit dhe Manchester United. Këta të fundit duket se kanë bërë një ofertë prej 25 milion eurosh për shërbimet e sulmuesit, por ka qenë Fenerbahce ajo e cila e ka refuzuar ofertën.
Drejtuesit e ekipit turk kanë plane të mëdha për Muriqin, teksa janë të bindur se në fund të sezonit Muriqit do t’I rritet vlera dhe mund ta shesin për shifrën e 50 milion eurove.