Me Caleb Ekuban që është shumë pranë transferimit te Genoa në Seria A italiane, skuadra turke e Trabzonspor ka gati pasuesin e ganezit.
Sipas asaj që raportojnë mediat turke, Trabzonspor ka shënjestruar yllin belg të Chelsea, Michy Batshuayi si pasues të ish-sulmuesit të Partizanit në Kategorinë Superiore.
I huazuar te Crystal Palace sezonin e shkuar, futbollisti i kthyer tashmë te “Blutë e Londrës” nuk ka vend në Premier League.
Dhe nga kjo kërkon të përfitojë Trabzonspor, që është gati për ta marrë në huazim dhe më pas, blerjen përfundimtare të kartonit.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.