Hollanda kaloi 2-0 Austrinë, në ndeshjen e grupeve të EURO 2020. Një nga ata që spikati me “tulipanët” ishte Danzel Dumfries. Anësori i PSV jo vetëm realizoi golin e parë, por ndihmoi ekipin edhe në aspekte të tjera.
UEFA ka vendosur që futbollisti i ndeshjes të jetë pikërisht Dumfries. 25 vjeçari po shkëlqen në këtë Europian dhe nëse vazhdon me këtë ritëm, nuk përjashtohet që ai të luajë në ndonjë skuadër të madhe. Hollanda është kualifikuar për më tutje, pasi ka marrë 6 pikë në 2 ndeshjet e para të grupit.