Barcelona kërkon mbrojtësin e majtë të Juventusit, Alex Sandro, raporton Fichajes.net. Në fakt, braziliani që sezonin e kaluar dukej se nuk po ndihej “rehat” në Torino dhe Chelsea ishte i interesuar për të.
Mirëpo, tashmë në skenë ka dalë një tjetër skuadër si katalanasit, të cilët po mendojnë për zëvendësuesin e spanjollit Jordi Alba, i cili gjatë sezonit ka nevojë për pushim dhe Alex Sandro mund të jetë lojtari ideal për të zënë vendin e tij. Barcelona është gati t’i ofrojë kampionëve të Italisë deri në 40 milionë euro.
Kujtojmë që mbrojtja e Juventusit po shkon drejt “zbrazjes”, pasi edhe Joao Cancelo është pranë kalimit tek Machester City. Mbetet për t’u parë në ditët e ardhshme të merkatos së çfarë do të ndodhë.