Pas vendimit të bujshëm të Cas-it, Ardian Takaj duket se nuk ka ndër mend të tërhiqet nga Skëndërbeu. Presidenti bardhekuqëve nuk do të jetë “kapiteni” që braktis anijen e tij në një “det me stuhi” . Ndër të tjera për skualifikimin 10-vjeçar nga Europa ai tha se çështjen do ta çojë në gjykatën Federale të Zvicrës.
“Jam i shokuar, jo vetëm unë si president, por studio ligjore dhe të gjithë ata që janë marrë me këtë çështje. Unë Skënderbeun nuk e braktis, do vazhdoj luftën. Do e çojmë çështjen në Gjykatën Federale të Zvicrës dhe aty do të marrim drejtësi. Kjo çështje ka kaluar të gjitha limitet, edhe avokatët që na përfaqësojnë e kanë tashmë personale, pasi janë befasuar nga vendimi i padrejtë”. u shprehTakaj për “Panorama Sport”