Teksa Matthijs de Ligt po kalonte fazat e fundit për tu bashkuar
me Juventusin, agjenti i tij, Mino Raiola zbuloi disa nga enigmat që kaplojnë këtë
merkato vere.
Ajo që po pritet me mjaft interes nga tifozët e futbollit është e ardhmja e
Paul Pogba. Mesfushori i menaxhuar nga Raiola thuhet se kërkohet nga Juventus
dhe Reali i Madridit, por për 51 vjeçarin nuk ka ende asgjë konkrete.
“Nuk ka asgjë konkrete. Askush nuk më
ka shkruar për Pogba. Nuk jetoj vetëm për një ditë. Unë jam këtu sot, por nuk e
di ku do të jem nesër.Ne do të shohim se çfarë ndodh. “-tha
shkurtimisht Raiola për gazetarët italianë.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.