Skandali që ka përfshirë basketbollistin amerikan, DJ Cooper, që krye testet anti-doping por rezultoi shtatzënë pasi kishte përdorur urinën e gruas së tij ka zbuluar një tjetër prapaskenë. Është kampioni legjendar i boksit, Mike Tyson që ka zbuluar një një intervistë një truk të ngjashëm me atë të gjigantit amerikan.
Në një rrëfim për gazetarin e ESPN, Herculez Gomez Hurtado Tyson zbuloi se ka qënë pjesë e futbollit profesionist për 17 vite dhe se testet anti-doping i kalonte me urinën e djalit të tij. Në fjalën e tij, ai shtoi se fillimisht kishte kërkuar urinën e gruas, por arsyetimi i saj, ku thuhej se Tyson mund të rezultojë shtatzënë në ndonjë rast e ka bindur kampionin e peshave të rënda të përdor atë të djalit të tij. Ai shtoi se urinën e djalit e kishte futur në një penis artificial.
“Për shkak se unë kisha një penis artificial për urinim (të ashtuquajturat whizzinator), shumica e burrave, edhe nëse janë homoseksualë, nuk ndjehen rehat duke u treguar atyre një penis. Kështu që unë u tregoja penisin dhe ato u largonin dhe më thonin ta bëja vetë. Sapo ktheheshin, unë nxirrja penisin artificial të mbushur me urinën e djalit dhe testet dilnin negative”, shpjegoi Tyson, 53 vjeç.
Mike Tyson mbahet mend për forcën e tij në ring, por edhe problemet me drogën dhe alkoolin. Kur ishte pjesë e ringut, Tyson u bë një sundimtar i padiskutueshëm i peshave të rëndë.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.