Franc Veliu u transferua këtë verë te Flamurtari. Rikthimi i ish-kapitenit pas “shtegtimit” te Kukësi dhe Partizani duket se është arritur përmes një marrëveshjeje që klubi vlonjat ka arritur me mbrojtësin.
Kujtojmë se Flamurtari i detyrohet Veliut disa rroga të prapambetura nga periudha kur ai është aktivizuar në të kaluarën dhe një pjesë të tyre, më saktë 10 mijë euro, ish-kapiteni mësohet se ia ka falur klubit, duke pritur tashmë të vihet në zotërim të pjesës tjetër të pagave që i takojnë për t’i marrë.