Tirana udhëtoi dje drejt Vlorës për të luajtur takimin e rëndësishëm kundër tyre. Skuadrat janë me pikë të barabarta në renditjen e Superiores.
Bardheblutë do të kërkojnë me patjetër fitoren e parë për vitin 2017. Tre pikë mjaft të rëndësishme për ekipin e drejtuar nga Mirel Josa.
Ndërsa te Flamurtari përveçse ndihen euforik pas rezultateve të fundit, besojnë edfhe te 6 pikët e hequra dhe nuk e llogarisin më mbijetesën edhe pse renditja në tabelë thotë të kundërtën.
Formacionet e mundshme për këtë takim pritet të jenë.
Flamurtari: Halili, Jakovljeviç, Leal Veliu, Mersini, Shkodra, Neziraj, Hyseni, Fazlliu, Bushiç, Alvesh
Trajner: Shpëtim Duro
Tirana: I.Lika, Doka, Cake, Turtulli, Hoxhallari, Daja, Akuah, Karabeci, Taku, Edeh, Merveil
Trajner: Mirel Josa