
Nicolo Zaniolo është çështja e ditëve të fundit te Roma. Lojtari shumë i dashur për tifozët pritet të largohet nga Roma, pasi klubi e ka nxjerr në shitje italianin.
Në konferencën për shtyp pas fitores me Spezian, Jose Mourinho ka konfimuar dëshirën e Zaniolos për t’iu larguar, ndërsa theksoi se e sigurtë është që lojtari do të jetë te Roma deri më 1 shkurt më pas duhet të presim për të mësuar aventurën e radhës së italianit.
“Ndjenja ime është se ai (Zaniolo) do të jetë këtu më 1 shkurt. Zaniolo është i gatshëm të largohet, por kjo nuk do të thotë se do të ndodhë.
Kam këtë ndjesi, sepse Nicolò është një lojtar i rëndësishëm dhe gjërat në tavolinë janë të pamundura që klubi t’i pranojë. Për momentin, nuk ka asgjë. Kam një marrëdhënie të shkëlqyer me të, nëse ai qëndron, do të jetë një lojtar më shumë, duhet të pranoj që ai dëshiron të largohet. Nëse Nicolò largohet, dikush duhet të vijë. Ai nuk mund të largohet në këmbim të asgjëje, më vjen keq që Tiago Pinto del si i keqi në histori, ai thjesht po përpiqet të mbrojë interesat e Romës”, ka theksuar tekniku i verdhekuqve.