Milot Rashica, sulmuesi i Kombëtares kosovare dhe njëherësh lojtari i Werder Bremen, në Gjermani, ka shpëtuar ish-ekipin nga falimenti. Futbollisti ka luajtur më përpara në skuadrën e Vitteses, në kampionatin holandez.
Në vitin 2015, ai është shitur nga ekipi holandez , për shumën 250 mijë euro. Kjo shifër ishte shpëtimtare për skuadrën, e cila ishte në një pozitë tejet të vështirë ekonomike. Kështu që Milot Rashica mund të quhet dhe heroi i Vitteses.