Conor McGregor ka shfryrë zhgënjimin e tij ndaj qeverisë kineze pas një raporti të deklaruar për paisjet mjekësore “nën standard”, të dërguara në Irlandë.
McGregor ka ngritur zërin në mënyrë të vecantë duke I bërë thirrje bashkëqytetarëve të tij të qëndrojnë në shtëpi, ndërsa ka dhuruar shuma nga paratë e tij për të ndihmuar në luftën kundër Covid19.
Në një nga komentet e tij për liderin e “Fine Gael”, Leo Varadker, I cili sugjeroi që të dy vendet do të punonin së bashku, McGregot e quajti atë të kinezëve “vend barbar”.
AI vazhdonte: “Merrini mbrapsh këto falënderime dhe ndihmën tuaj, në këtë moment! Ajo që ka ndodhur këtu është barbare. Në fakt e gjithë kjo pandemi. Barbare!”