James Rodriguez duket se është gjithmonë e më pranë transferimit në Itali, te Napoli. Për këtë është shprehur dhe Fabian Ruiz. Spanjolli ishte një nga lojtarët kryesorë të axurrëve sezonin që lamë pas. 22-vjeçari i cili ështe i angazhuar me kombëtaren spanjolle në kampionatin europian U-21 të futbollit, ka shprehur mendimin e tij dhe për transferimin e mundshëm të Rodriguezit te Napoli.
Ndër të tjera Ruiz ka thënë se kolumbiani është një lojtar i madh që mund t’i ndihmojë shumë napoletanët. Është e vërtetë që ka zëra për kalimin e James te Napoli, Ançeloti e kërkoi atë te Real. James është një lojtar i madh që sjell cilësi. Do të isha i lumtur po të vinte te Napoli. Është një lojtar i madh dhe mund të na ndihmojë shumë”, përfundoi ai.