James Rodrigues ka pasur një shperthim inati në dhomat e zhveshjes të skuadrës pas barazimit ndaj Ajax-it në Champions League.
” Ne nuk jemi Frankfurti”, ka thënë kolumbiani, sipas Bild, duke iu referuar ish skuadrës së Kovac.
James është i pakënaqur per shkak se shumicën e ndeshjeve e fillon nga stoli. Sipas Bild shpërthimi i kolumbianit është vetëm një pjesë e problemeve që Bayern ka në dhomat e zhveshjes.
Lojtarët janë të pakënaqur nga Niko Kovac, e para sepse kroati shumicën e kohës nuk flet gjermanisht por gjuhën kroate dhe e dyta sepse ai po i kushton më shumë rëndësi fazës mbrojtësë sesa asaj sulmuese.
Bavarezët vijnë pas një jave të keqe ku humbën kreun e Bundesligës përballe Dortmund dhe barazuan ndaj Ajax-it në Champions. Fitorja në fundjavë përballë Borussia Mönchengladach është e detyruar për kampionët gjermanë .