Kevin Prince Boateng mund të ishte një futbollist i Manchester United. Është vetë mesfushori-sulmues që e ka pohuar një gjë të tillë. Në një intervistë për mediat ganeze, Boateng ka zbuluar se mes tij dhe “djajve të kuq” kishte bisedime për të kaluar në “Old Trafford”. Sipas tij, këto bisedime janë zhvilluar në kohën kur ai u largua nga Milani, pra në verën e vitit 2013.
“Unë jam 32 vjeç tani dhe ndihem në gjendje të mirë. Më pëlqen ideja për të luajtur si 9 fals. Jam aktivizuar shumë aty dhe më pëlqen prej vitesh tashmë. Mund të jetë një avantazh, por edhe i dëmshëm, pasi e ndryshon rolin shumë shpesh. Askush nuk e di se pas Milanit, unë pata mundësinë të bashkohem te Manchester United, por Sir Alex Ferguson e pyeti veten: në cilën pozitë do ta vendos? Isha shumë pranë, por mjeshtri nuk e gjeti pozicionin tim ideal. Transferimi dështoi dhe unë nisa të përqëndrohem te skuadra. “-deklaroi Boateng.
Gjatë karrierës së tij, 32 vjeçari ka veshur fanellën e Tottenham, Shalke 04, Las Palmas, Eintracht Frankfurt dhe Sassuolo. Së fundmi, Boateng luajti si i huazuar te Barcelona, por u rikthye te Sassuolo për të nisur një aventurë të re më pas te Fiorentina.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.