Eden Hazard është një nga lojtarët më të mirë të Chelseas këtë sezon. Belgu ka shkëlqyer me lojën e tij me ekipin londinez ku tashmë prej 2 sezonesh nën urdhërat e Antonio Contes ai është shndërruar në një lider të ekipit dhe në një nga lojtarët me më vazhdimësi nën urdhërat e italianit. Është vetë Hazard që tregon “sekretin” e të qenurit gjithmonë në formë.
“Në stërvitje nuk impenjohem në maksimum. Aty e marr dalëngadalë për të shpërthyer më pas në ndeshjet që duhet të luajmë. I mbroj shumë këmbët në stërvitje pasi të them të vërtetën nuk jap gjithçka aty”. Fjalë disi të çuditshme këto të lojtarit të kombëtares belge pasi çdo trajner dhe lojtar synon të marrë maksimumin në stërvitje.