Davinson Sanchez ka folur për të ardhmen e tij, ku ka shprehur dëshirën të luajë për Barcelonën. Mbrojtësi i Ajaksit deklaroi për “Cadena SER” që të gjithë duan të jenë pjesë e katalanasve. Megjithatë transferimi i tij në Barcelonë duket thuajse i pamundur pasi ai ka kontratë me gjigantin hollandez deri në vitin 2021.
“Natyrisht që do të doja të luaja në Barcelonë. Është kompliment i madh veç që flitet për një kalim të mundshëm. Kush nuk do të donte të luante për një skuadër aq të madhe sa Barcelona. Të gjithë duan të jenë pjesë e asaj skuadre, që është ne mesin e elitës së futbollit botëror”, deklaroi Sanchez.