Ylber Ramadani, ish-mesfushori i Partizanit, është grumbulluar me Kombëtaren për ndeshjet e radhës dhe në një prononcim për Supersport është shprehur se me trajnerin Edi Reja janë më të qetë.
I pyetur në lidhje me një rikthim të mundshëm të tij tek kampionët e Shqipërisë, Partizani, Ramadani është përgjigjur se si objektiv ka që të qendroj në Europë.
“Secili trajner e ka punën e vet dhe mendoj se e krijon vet haromoninë e vet dhe mendoj se tani jemi më të qetë dhe e prsim ndeshjet për të luajtur. Kur ishim edhe ne më mbeti merak që nuk u shpallëm kampion atëherë kur luaja edhe unë. Tashmë jam shumë i lumtur që fituan titullin. Unë kam bërë shumë mirë me skuadrën time në këtë sezon, por me ardhjen e trajnerit të ri kam rrezikuar shumë, kam luajtur i lënduar dhe pastaj 3-4 ndeshjet e fundit nuk kam luajtur. A mund të rikthehem tek Partizani? Prioritet për mua është të qendroj në Europë, sepse nga këtu kam dalë, mendoj që të qendroj andej”.