Shqiptarja e Kosovës, Flaka Loxha ka fituar medaljen e bronztë në xhudo, në Kampionatin Evropian U-23 që po zhvillohet në Budapest të Hungarisë. Loxha ka mposhtur sportisten turke Hasret Bozkurt, në kategorinë më poshtë se 57 kilogramë.
Loxha nuk ka mundur të shkojë më tej pas tre fitoreve dhe një humbjeje. Në këtë Evropian garuan edhe dy sportistet e tjera kosovare, Erza Muminoviq dhe Laura Fazliu. Dy sportistet u ndalën qysh në garën e parë.