Futbollisti kombëtares shqiptare Berat Xhimshiti do të ndërrojë sërish ekip.
25-vjecari që luan prej 3 vitesh në Itali është kërkuar nga tekniku i Beneventos Roberto de Zerbi. Të dy njihen mirë me njëri tjetrin pasi vetë39-vjecari e ka stërvitur vetë qendërmbrojtësin shqiptar në sezonin e fundit me Beneventon ku ishte i huazuar.
Sipas mediave italiane, Zerbi do të marrë pankinën e Sassuolos dhe u ka kërkuar drejtuesve të sjellë në prapavijë Xhimshitin. Ai do të ketë një vend të sigurtë në formacionin bazë të Sassuolos dhe më tepër minuta kohë. Vetëm 13 ndeshje zhvilloi me Beneventon qendra e mbrojtes së kuqezinjve sezonin e kaluar.