Xhimi Vardi mund të transferohet në kampionatin spanjoll në merkaton e verës. Sipas “Sky Sport”, ky mund të jetë sezoni i fundit në Premier League për yllin e Leister Sitit. Atletiko Madrid kërkon me ngulm shërbimet e tij, ndaj në javët e ardhshme priten të nisin tratativat.
Trajneri Diego Simeone e ka vendosur kusht për qëndrimin e tij në Madrid, transferimin e sulmuesit 30-vjeçar në “Vicente Calderon”. Zhvillime të reja priten javët e ardhshme për sa i përket të ardhmes së Xhimi Vardit.