I ftuar në emisionin “Magjia 21” në RTSH, sulmuesi i Vllaznisë Xhvahir Sukaj, i pyetur nga moderatorja Hygerta Sako nëse ka ndonjë skuadër për sezoin tjetër, lojtari është shprehur se ende nuk ka diçka konkrete, duke nënkuptuar një largim të mundshëm nga kuqeblutë.
Kujtojmë që Vllaznia sezonin e ardhshëm do të luajë në Kategorinë e Parë për më shumë se 5 dekadash që nuk binte në këto nivele. Nga skuadra shkodrane deri më tani janë larguar shumë lojtar, të cilët në sezonin që sapo u mbyll kishin një rol shumë të rëndësishëm në skuadër.
Përsa i përket situatës së Sukaj do të presim ditët e ardhshme të merkatos për të mësuar diçka më konkrete.