Mbrojtësi i kombëtares Mërgim Mavraj gjithmonë ka qenë i gatshëm të ndihmojë dhe të suportojë personat që kanë nevojë për ndihmë.
Xhesti fantastik i mbrojtësit të kombëtares këtë herë ka shkuar në mbështetje të fëmijëve me sindromën down. Në një foto të postuar në “Facebook”, tregohen momentet kur Mavraj luan me një nga fëmijët e sëmurë me sindromën dawn, që tregon edhe një herë zemrën e madhe që ky njeri ka dhe ndihmesën e pakursyer që ai ofron sa herë që te tjerët kanë nevojë.
Tek fotoja e postuar, Mavraj shkruan si citat: “Fëmijët, drita e shpirtit, duhet të dëgjohen, Allahu Ju Sheroft”!
Nuk është hera e parë që mbrojtësi i kombëtares ofron mbështetjen e tij për këto kategori. Kujtojmë që mbrojtësi i kombëtares Mërgim Mavraj është besimtar dhe praktikant i fesë Islame, kjo e ka lidhur akoma më shumë këtë fundit me këtë kategori personash në nevojë, por jo vetëm.