Lajm i mirë për Xavi Hernandez para sfidës me Real Betis është rikthimi i Ousman Dembele. Sulmuesi francez duket se ka hedhur prapakrahëve dëmtimin dhe është riktheyr të jetë nën urdhërat e trajnerit spanjoll.
25-vjeçari është përfshirë në listën e futbollistëve të ftuar nga Xavi për ndeshjen ndaj Real Betisit, që do të zhvillohet ditën e sotme. Mbetet të shihet nëse Dembele do të ketë minuta për këtë përballje.
Dembele parashikohej të mungonte vetëm disa javë, por më shumë se tre muaj pas ndeshjes me Gironan.
SQUAD LIST #BarçaBetis pic.twitter.com/ROtmGoOeQI
— FC Barcelona (@FCBarcelona) April 28, 2023