Mauro Ikardi është emri më i përfolur në ambjentin zikaltër për momentin. Kapiteni i skuadrës nuk ka rinovuar ende kontratën e tij të re me Interin edhe pse palëtë kanë nisur prej kohësh detajët e rinovimit. Agjentja e tij që është njohkohësisht dhe gruaja e tij Ëanda Nara kërkon të përfitoi sa më shumë nga rinovimi i tij pasi Ikardi ka një klauzolë largimi prej 110 milionë eurosh.
Në këtë mnëyrë Wanda Nara ka kërkuar nga drejtuesi e klubit 9 milionë në sezon për të dyfishuar rrogën që përfiton aktulisht kapiteni dhe rritjen e klauzolës, por jo largimin nga skuadra. Ikardi ka shprehur gjithmonë dashurin për fanellën e Interit, por duke parë që sulmuesi ka një klauzolë largimi ofertat në drejtim të tij nuk mungojnë. Për këtë arsye drejtuesit e Interit kanë nisur nga puna për të rinovuar sa më shpejt me Ikardin në mënyrë që lojtari të mos largohet nga Milano.