Wanda Nara, prej shumë ditësh është në fokus të mediave për shkakun se si menaxhere e Icardit kërkon një rrogë më të mirë ose një transferim të bujshëm larg Interit.
Por, përveç faktit se ajo është një menaxhere e zonja e bashkëshortit, ajo është dhe një nga femrat më seksi në Itali, për moshën që ka.
Në një intervistë për “Regia”, ajo ka rrëfyer shumë gjëra për jetën e saj intime. Përsa i përket pavarësisë ekonomike ajo ka thënë: “Më ka pëlqyer gjithmonë që të punoj, e pavarur dhe jo e varur nga ndonjë burrë. Diçka si edhe tani në botën e futbollit. Nuk jam vetëm grua e një futbollisti, duhet të mbaj pavarësinë time ekonomike”.
Gjithashtu argjentinasja është ngacmuar shumë edhe për jetën e saj seksuale me Icardin duke thënë: “Më duket esencial në jetën time si çift. E konsideroj të rëndësishëm sepse ndryshe nuk ndihesh mirë me partnerin. Nëse nuk ke raport të mirë intim atëherë të gjithë gjërat shkojnë keq. Unë ndihem e lumtur në këtë aspekt”.