Nuk kishte votuar asnjëherë në jetën e tij, ndërsa një gjë të tillë do ta bëjë në moshën 54-vjeçare. Mike Tyson, legjenda e boksit amerikan ka bërë me dije përmes rrjeteve sociale që këtë vit do të jetë prezent në zgjedhjet presidenciale që do të zhvillohen në nëntor të këtij viti. Përmes Tëitterit, ai ka treguar:
“Kjo do të jetë hera e parë që votoj. Nuk mendoja se do t’ia arrija kësaj dite për shkak të precedenteve penale që kam patur. Jam krenar që më në fund do ta bëj këtë gjë“.
Legjenda e boksit amerikan kishte humbur të drejtën e votës në vitin 1992, periudhë që përkon me dënimin e tij për përdhunim.