Kampionati Kombëtar i femrave në Volejboll (A1), ka mbyllur fazën e parë. Me tri pikë diferencë nga Vllaznia, Barleti Volley ka vendosur diktatin edhe njëherë në lojën e sallës. Vajzat e Barletit kanë fituar edhe ndeshjen e fundit me Apoloninë, me rezultatin 0-3.
Fitore edhe për Vllazninë 3-0 me sete ndaj Flamurtarit, ndërsa Elbasani ka marrë fitore ndaj Mirditës po 3-0 me sete. Pas pesë ndeshjeve të para, Barleti kryeson me 15 pikë, ndjekur nga Vllaznia me 12 pikë. Mirdita mbyll tabelën.
Java 5 – Kampionati Kombëtar i Femrave (A1), volejboll
Vllaznia 3-0 Flamurtari
Elbasani 3-0 Mirdita
Apolonia 0-3 Barleti Volley
Renditja:
Barleti Volley 15 pikë
Vllaznia 12 pikë
Apolonia 9 pikë
Flmaurtari 6 pikë
Elbasani 3 pikë
Mirdita 0 pikë