Sot, ka përfunduar me sukses kursi për nivelin e parë të trajnerëve të FIVB (Federata Internacionale e Volejbollit). Federata Shqiptare e Futbollit ka uruar të gjithë pjesëmarrësit, të cilët kanë hedhur një hap të rëndësishëm në karrierën e tyre. Përmes një postimi në kanalin zyrtar në facebook, shkruhej:
“Ka përfunduar me sukses kursi i nivelit të parë të trajnerëve të FIVB, i cili u organizua në Tiranë nga Federata Shqiptare e Volejbollit në bashkëpunim me Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar, të cilin e falënderojmë. Ky kurs u udhëhoq nga eksperti i FIVB-së, Athanasios Papageorigou.
FSHV falënderon të gjithë pjesëmarrësit në këtë kurs dhe u uron atyre suksese të mëtejshme në karrierën e trajnerit, në krijimin e një brezi të ri drejtuesish, që të jenë fitues kudo. Ju premtojmë se mbështetja jonë nuk do të mungojë asnjëherë, duke qenë pranë jush gjithnjë, në mënyrë që familja e volejbollit shqiptar të njohë të tjera suksese në të ardhmen”, përfundon njoftimi i FSHV-së.