Përfaqësuesja shqiptare e Voljebollit për Meshkuj gati për raundin e kthimit të Ligës Europiane, që do të zhvillohet pikërisht në Tiranë, në sallën “Feti Borova” të Parkut Olimpik. Nëse Shqipëria arrin të fitojë të paktën dy përballje, sic bëri në Maqedoni, mund të kualifikohet për në fazën finale që do të zhvilliohet në Danimarkë.
Shqipëria e nis me përballjen me Azerbajxhanin, më pas do të sfidojë Suedinë, për ta mbyllur turneun ndaj Maqedonisë, që sipas trajnerit Melka mbetet favoritja e Grupit.
Trajneri Jani Melka u ka dhënë udhëzimet e fundit djemve kuqezi të rrjetës, duke këmbëngul në ruajtjen e qetësisë dhe administimin e avantazhin ndaj Suedisë dhe Azerbajxhanit të krijuar në ndeshjet e luajtura në Maqedoni.