Ka marrë fund aventuar në ligat e Europës nga Kombëtarja shqiptare e femrave në volejbooll. Në takimin përmbyllës të fazës së grupeve, vajzat e drejtuara nga trajneri Altin Martiri u mposhtën dje pasdite 3-1 nga Austria.
Kështu skuadra kuqezi e mbyll Grupin A në vendin e tretë, me 2 fitore e 4 humbje.
Duhet thënë se raundi i dytë në Minsk ka rezultuar një zhgënjim për kombëtaren ku ka pësuar 3 humbje radhazi.