Erzeni ka arritur të marrë një fitore të pastër ndaj Partizanit në Challenge Cup për volejbollin e meshkujve. Në turin e radhës, skuadra shijakase do të luajë përballë AlianzPauerVolej Milano.
Skuadra italiane ka propozuar që të dyja ndeshjet të luhen në Milano dhe një gjë e tillë është pranuar nga Erzeni. Dy ndeshjet do të luhen më 18 dhe 19 dhjetor në Milano dhe tashmë është firmosur marrëveshja.
Përsa I përketë ndeshjes së djeshme, Erzeni ka qenë gjatë gjithë takimit dominues duke mos e vënë në diskutim fitoren. Në setin e parë ka arritur të fitoi 25-16, në të dytin 25-19 dhe në të tretin 26-24.
ERZENI – PARTIZANI 3-0
(25-16, 25-19, 26-24)
ERZENI: Kula, Gjoklaj, J.Dashi (L), Xhija, Çullhaj, Baruti, Medenica Trajner: A.Sako
PARTIZANI: Muça (L), Gega, Çela, Ismajli, Malaj, Bërdufi (L), A.Dashi, Andonov/Qerraxhija, Sheldija, Vora, Pepaj Trajner: E.Tukseferi
GJYQTARË: I.Fështi, A.Shehu (Shqipëri)
ASISTENTË: T.Kacadei, L.Nurçe, A.Brokaj, E.Papamihali