Edhe skuadra kombëtare e meshkujve të volejbollit të Shqipërisë humbi përballë rivalëve të Portugalisë në takimin përmbyllës të fazës eliminatore për kampionatin Europian të këtij viti me sete 1-3.
Djemtë kuqezi dhanë më të mirën ndaj luzitanëve, të cilët e përmbysën takimin në favor të tyre.
Në fushatën kualifikuese të kampionatit europian të 2019, Kombëtarja e meshkujve regjistroi 2 fitore dhe 4 humbje duke e mbyllur kompeticionin në vendin e tretë.
“Kombëtarja e meshkujve në volejboll u mund sot në mbrëmje 3-1 nga Portugalia (26-24, 19-25, 15-25, 15-25), ndeshja e fundit e kuqezinjve në eliminatoret e Kampionatit Europian, Grupi D.
Takimi i luajtur në ‘Feti Borova’ ishte në përgjithësi i kënaqshëm për kombëtaren kuqezi, që e nisi mire lojen dhe rivalizoi në dy setet e para, por me tej erdhi përmbysja e miqve nga Portugalia.
Shqipëria e mbylli këtë event Europian me 2 fitore e 4 humbje, duke grumbulluar 5 pikë dhe klasifikohet në vendin e tretë në grup, por pa mundur të avancojë më tej. FSHV i uron suksese skuadrës kuqezi në eventet e ardhshme.”